LSI ka paralajmëruar qeverinë se do të mbajë përgjegjësi në lidhje me dy koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, ku sipas saj, po tentohen të vidhen 250 milion euro.

 

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se opozita do e çojë betejnë e saj deri në fund dhe se, sipas tij, do I kthejë në buxhet paratë e dhëna për dy koncesionet.

 

Sipas Vasilit, opozita do e çojë çështjen në Kushtetuese si dhe në SPAK. Madje nëse nuk merren masa Vasili tha se opozita do t’I drejtohet edhe Gjykatës Ndërkombëtare.

 

“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve. Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejen tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet. Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *