Subscribe

Pavarësisht akuzave te opozitës dhe kritikave brenda vete partisë qe drejton për koncesione te dyshimta, kryeministri Edi Rama duke përdorur termin partneritet publik privat, deklaron se nuk ka aspak ndërmend te heqë dore prej tyre. Ne Këshillin Ekonomik Kombëtar, shefi i qeverise tha se ky është nje mekanizim i qarte zhvillimi per ekonominë e vendit. Rama beri nje krahasim mes kontratave te firmosur gjate qeverisjes se te djathtëve dhe atyre te firmosura nga kabineti e tij. Ai i ka hedhur akuza per korrupsion veçanërisht ne koncesionet e HEC-eve, nje pjese te te cilave i ka konsideruar fatale për mjedisin dhe publikun. Rama mbrojti edhe nje here Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është me i sulmuar nga Partia Demokratike për tendera korruptive. Por sipas kryeministrit, kontratat qe mbajnë firmën e Beqajt, janë ne favor te interesit publik. Kryeministri ka folur edhe per turizmin, duke theksuar se ky sektor, duhet te shihet si burimi real i rritjes ekonomike te vendit. Ndersa iu referua shifrave, Rama tha se gjate 2015-es, te ardhurat u rriten me 4% krahasuar me vitin paraardhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *