Subscribe

Shqipëria ka nje historik te dështuar te dhënies se nje sere shërbimeve me koncesion, praktika këto te cilat nuk kane sjelle gje tjetër veçse disa kosto te shtuara për biznesin apo qytetarin. Nisur nga kjo eksperience, ekspertet janë te mendimit se kalimi tek privati i disa shërbimeve te tjera jo vetëm nuk është i dobishëm, por dëmton ekonominë. Sipas tyre qeveria po gjen rrugën me te lehte pe te hequr nga vetja atë funksion, qe ajo ka per detyre t’ua garantoje qytetareve te saj. Por edhe pse disa koncesione kane dështuar ne qëllimin per te cilin janë dhëne, siç janë markimi i karburanteve, pullat fiskale apo skanimi ne dogana, deri me tani nuk ka asnjë zyrtar qe te mbaje përgjegjësi per kontratat e lidhura. Ky fakt sipas eksperteve tregon se koncesionet jane dhurata qe iu bëhen kompanive private. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ne nje raport te fundit ka evidentuara se Shqipëria është përfshire ne nje vale koncesionesh, te cilat nuk janë efecientë. Ndaj ajo ka sugjeruar qe te ketë nje studim per këto praktika, por me sa duket kjo këshille ka rene ne vesh te shurdhër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *