Kompania që dështoi në parandalimin e vjedhjes së parave në aeroport, ICTS Albania funksionin prej vitit 2005 në Shqipëri. Aktiviteti i saj përqendrohet tek ofrimi  i sigurisë në porte, aeroporte etj. Kompania koncesionare Tirana Aeroport Partner ka kontraktuar ICTS për ofrimin e shërbimit të sigurisë. Sipas të dhënave nga aviacioni civil, kjo kompani merr nga koncesionari i aeroportit rreth 1.5 milion euro në vit me qëllim garantimin e sigurisë. Ajo rezulton se ka të punësuar 152  persona.

 

Por pavarësisht kësaj shume të shpenzuar, që vjen nga pagesa e biletave të shqiptareve, siguria në aeroport sipas qeverisë është në nivele minimale, duke mos respektuar standardet ndërkombëtare.

 

Dy ngjarjet e rënda të ndodhura  një në 2016 dhe tjera tre ditë më parë kanë ngritur pikëpyetje të forta për nivelin e shërbimit. Por dyshimet më të mëdha bien mbi koncesionarin Tirana Aeroport Partneres, si pronari dhe përgjegjësin kryesor për kontratën në tërësi.

 

TIA është një nga koncesionet më fitimprurëse në vend, me 22 milion euro të regjistruara në 2017.

 

Qeveria kontaktoi një kompani audituese pë të parë nivelin e të ardhurave shpenzimeve dhe fitimeve të këtij koncesionari. Rezultoi se kjo kontratë ka një disbalancë ekonomike, ku shteti përfiton pak nga ky aktivitet.

 

Por deri më tani, edhe pse janë harxhuar miliona lekë për të paguar kompaninë audituese, kontrata e këtij koncesioni mbetet e  pacenuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *