Në një konferencë për shtyp, ministrja Ibrahimaj tha se të ardhurat, shpenzimet dhe punësimi janë në rritje krahasuar me vitin 2020.

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur se për të shqyrtuar kërkesën e koncesionarit të pompave të naftës për të rritur tarifën, është ngritur një grup pune që do të bëjnë një vlerësim, e më pas do të dalë në një rezultat përfundimtar final.

 

“Sa i përket koncesionit të kontrollit të pompave që lidhet me proceset e metrologjisë, Shqipëria ka një kontratë koncesionare që në elementet e saj i jep të drejtë koncesionarit të kërkojë rishikim të tarifave nëse vlerëson që kushtet kanë ndryshuar e këto mund të rishikohen. Jemi në rastin që koncesionari ka bërë një kërkesë, Ministria e Financave, ka ngritur një grup pune për të vlerësuar nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Grupi teknik nuk ka dalë ende në një rezultat. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë së Financave për ndryshimin aq më pak për dyfishimin e tarifave. Unë nuk jam personi teknik për të vlerësuar kërkesat e koncesionarit. Grupi teknik do bëjë vlerësimin pavarësisht kërkesave të koncesionari.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *