E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Koncerti i romancave shqiptare

Në një vend tjetër të botës koncerte të këtij lloji do të kushtonin shumë, por në Tiranë krijuesit e romancave dhe muzikës së dhomës, duan vetëm të ndajnë me publikun pa asnjë kosto këto vepra të reja.

 

Në një kohë kur dëgjohet më së shumti muzikë e huaj, në këtë cep të kryeqytetit, në një sallë koncertesh si kjo e Universitetit të Arteve jehon muzika shqiptare e kompozitorëve si Endri Sina, Vaso Tole, Dorian Cene, Haig Zakarian e Isak Shehu.

 

Reklamë

Koncerti i romancave shqiptare në këtë edicion të 11-të sjellë 15 krijime që nuk i keni dëgjuar më herët, me tekste nga shkrimtarë si Lasgush Poradeci, Xhevahir Spahiu e Dritëro Agolli.

 

Kompozitorët, pianistët e sopranot shqiptare e ftojnë publikun që të duartrokasë romancat shqiptare mbrëmjen e kësaj të mërkure në sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve.

Më shumë video

Reklamë