Subscribe

 

Atë e kemi ndjekur herë pas here në koncerte të mëdha e muzikë dhome. Studentët e njohin pedagogen Silvana Skënderi si artisten që mbush sallat plot kur luan në piano. E tillë ishte edhe mbrëmja e së premtes në Akademinë e Arteve, ku pianistja ka sjellë nga klasiku norvegjez një atmosferë romantike.

 

Universiteti i Arteve priti në këtë mbrëmje të veçantë edhe dirigjentin maltez Joseph Debrincat. Muzika klasike e Maltës nuk ka mbërritur asnjëherë më parë në Tiranë dhe kjo ishte risi edhe për orkestrën e Radio Televizionit shqiptar që ai drejtonte.

 

Është herë e parë që unë vij në Shqipëri. Dhe përtej pritshmërive që kam pasur para se ta vizitoj Shqipërinë, dal me një përshtypje të jashtëzakonshme. Zgjodha që mbrëmjen ta nis me një kompozitor maltez, për t’ju prezantuar edhe pak nga kultura ime. Në piano bashkohet pastaj edhe Silvana Skënderi që do të përcjellë kulturën norvegjeze, për ta mbyllur më vonë me nota nga Cekia. Ajo që dua të theksoj është bashkëpunimi shumë I mirë me instrumentistët e orkestrës tuaj. Ata janë shumë të përgatitur dhe provat kanë shkuar më së miri gjatë gjithë javës.”

 

Më shumë se 50 artistë u angazhuan për të sjellë në sallën e Akademisë së Arteve një koncert simfonik të këtij lloji.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *