E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koncensionet dhe PPP/ Tabaku: Kompanitë ruse kanë përfituar tituj strategjikë nga qeveria Rama

Deputetja e PD Jorida Takabu, teksa ka ngritur disa shqetësime që hasen aktualisht me ligjin e Koncesioneve dhe PPP, nuk ka nguruar të akuzojë qeverinë.

 

Reklamë

Në fjalën e saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tabaku tha se kompani të oligarkëve rus kanë marrë tituj strategjik nga qeveria e Ramës.

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ngriti disa shqetësime që hasen aktualisht me ligjin e Koncesioneve dhe PPP. Tabaku theksoi se qeveria shqiptare si pasojë e mungesës së pikave ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.

 

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama”, u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska.

Vazhdo të lexosh

Reklamë