E martë, 10 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Komshinjtë gjetën gruan e varur pas derës, ja dyshimet e para (EMRI)

Gjendet e vetëvarur një 76-vjecare ne lagjen “Kala” të qytetit te Beratit . Anastasi Pjetri u gjet e vetevarur në banesen e saj nga banorët e lagjes. Viktima Anastasi Pjetri nuk iu pergjigjej thirrjeve të djalit, i cili lajmeroi komshinjte qe te interesoheshin për nënën e tij. Per fat te keq fqinjet kur hyne në banese e kane gjetur trupin e 76 vjecares të varur me burulluk në një zbukurim dërrase pranë derës së shtepisë .

Menjehere ata kanë njoftuar ambulancen dhe policine e Beratit.

76 vjecarja, nënë e tre djemve jetonte kohët e fundit me njerin prej djemve në Gjirokaster pasi dy te tjeret janë në emigracion në Greqi dhe Kanada.

Mirëpo kohëve të fundit e moshuara kishte shfaqur probleme depresioni dhe i kishte kërkuar djalit që ta çonte pranë banesës në Berat, nga edhe ishin me origjinë .

Vazhdo të lexosh

Reklamë