Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha nga Shtetet e Bashkuara ka folur per rëndësinë e kompromisit mes socialisteve e demokrateve, veçanërisht per integrimin europian te vendit. Gjate nje pritje te organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan  me rastin e 25-vjetorit, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryetari i PD Basha, ka theksuar nevojën per te ndërtuar ura besimi, deklarate kjo qe behet vetëm dy dite pasi shumica e pakica arritën te zhbllokonin punën per reformën ne drejtësi.

“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t’u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në princimet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit.”

Basha ka folur edhe per iniciativën me te re te PD për përfshirjen e te rinjve ne politike.

“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA;  35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve.”

Gjate takimit me Institutin Republikan Amerikan, Basha ka kërkuar ndihmën e tyre per te implementuar modelin amerikan ne përzgjedhjen e kandidateve te rinj per deputet , ide e cila është mirëpritur nga presidenti i Institutit Republikan Ameriakan Mark Green.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *