Subscribe

Mazhoranca dhe opozita kane arritur disa kompromise te rëndësishme gjate mbledhjes se komisionit per reformën ne drejtësi. Partia Demokratike është tërhequr nga kërkesa per heqjen e këshillit te emërimeve dhe Gjykatës se Larte Administrative dhe nga ana e saj edhe mazhoranca ka bere disa lëshime per hir te konsensusit. Burime prane komisionit bëjnë te ditur se palët kane rene dakord qe te rishikohet përbërja e Këshillit te Larte te Emërimeve dhe tribunalit gjyqësor, dhe do te jene ekspertet qe do te përcaktojnë nje formule te re per keto institucione. Gjithashtu mazhoranca dhe opozita kane gjetur gjuhen e përbashkët per Byronë Kombëtare te Hetimit, e cila do te varet nga Prokuroria e Posaçme sipas rekomandimit qe Komisioni i Venecias dha ne opinionin paraprak ne dhjetor te vitit te kaluar. Nje tjetër çështje qe është zgjidhur ne mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e se mërkurës është Gjykata Kushtetuese. Palet kane rene dakord qe 3 anëtaret e kësaj Gjykate qe zgjidhen nga Parlamenti te miratohen me shumice te cilësuar. Ndërkohe te enjten kane ngelur disa çështje te tjera per t’u zgjidhur si Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Larte i Drejtësisë si dhe formula me te cilën do te zgjidhen anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *