Subscribe

Një kompleks i ri sportiv i është shtuar Tiranës, konkretisht në zonës së Petrelës. “Footboll Republic” përbëhet nga tre fusha të mëdha futbolli me një kapacitet prej 1000 persona.

 

Kryebashkiaku shtoi se krahas hapjes së 62 palestrave nëpër shkolla, komplekse të tilla sportive mundësojnë që të rinjtë të lenë bastet dhe lokalet dhe të merren me aktivitete fizike.

 

“E filluam pak nga pak me 62 palestrat e hapura në shkolla, për futboll, basketboll, volejboll, handboll etj. A do dalin të dalin të gjithë futbollistë dhe sportistë elitarë? Ndoshta jo, ndoshta po, ndoshta një në njëqind, ndoshta një në një mijë, por kjo nuk ka rëndësi. Një qytet ku të rinjtë merren me sport, që largohen nga pikat e basteve, nga lotot, kazinotë, është një qytet më i mirë. Kjo është hera e parë në 28 vitet e fundit, kur janë mbyllur më shumë pika bastesh dhe janë hapur më shumë terrene sportive”, tha Veliaj.

 

Paralelisht me këtë investim Veliaj tha se do të nisë ndërtimi i rrugës që e lidh Petrelën me rrugën Tiranë-Elbasan.

 

“Pasi kemi punuar me kalanë e Petrelës, me muret ilire dhe me një qendër argëtimi. Pasja e 4-5 stacioneve në Petrelë e kthen atë në një destinacion turistik”, u shpreh ai.”

 

Kompleksi “Football Republic” do të zgjerohet në vazhdim me një palestër, qendër fizioterapie, kamp veror, shkollë, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *