E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Politikë

“Kompanitë, internet falas”/ Rama: COVID-19 nuk kursen as të rinjtë

Në kushtet kur shumë njerëzve i është kërkuar të punojnë nga shtëpia apo nxënësve të zhvillojnë mësimin online, kryeministri Edi Rama bëri me dije se të gjitha kompanitë do të ofrojnë për klientët e tyre 50 për qind internet më shumë falas. Nga marrëveshja e arritur nuk përjashtohen askush pavarësisht faktit nëse internetin e përdor për qëllime pune, mësimdhënie apo argëtimi.

 

Reklamë

 

Për shkak të mbingarkesës së rrjetit dhe pas ankesave të shumta të përdoruesve të internetit për mosfunksionim të internetit janë angazhuar 350 teknikë.

 

 

Duke sjellë në vëmendje të dhënat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku 40 për qind e të infektuarëve me koronavirus janë nga 20 deri në 45 vjeç, kreu i qeverisë u kërkoi të rinjve të qëndrojnë në shtëpi.

 

Nga biblioteka e shtëpisë së tij, kryeministri tha se është e domosdoshme respektimi i radhës dhe mbajtja e distancës, dhe për këtë arsye në hyrjet e supermarketeve dhe farmacive janë vendosur ushtarë dhe policës.

 

Më shumë video

Reklamë