E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Kompanitë e sigurimit apel bankave: Merrni masa shtesë

Grabitja e parave në aeroportin Nënë Tereza është një alarm i kuq për tregun financiar, i cili tashmë konsiderohet i pasigurt nga partnerët ndërkombëtar. Avni Ponari në një intervistë për Vizion Plus thotë se kjo ngjarje do të shoqërohet me kosto të rritura, për shkak të pasigurisë.

 

Paralelisht me këtë fakt kompanitë e sigurimit i kane kërkuar bankave të nivelit të dytë por edhe Bankës Qendrore që të rrisin elementet e sigurisë, si në mjetet e transporti ashtu edhe në kutitë apo thasët ku vendoren paratë.

 

Reklamë

Në ngjarjen e 9 prillit u vodhën afro 5 milion euro që i përkisnin tre prej bankave të nivelit të dytë. Por këto para ishin të siguruara si në tregun vendas edhe në atë ndërkombëtar.

 

 

Më shumë video

Reklamë