Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 milionë paund dhe Victoria po merr masa ekstreme që të pakësojë shpenzimet.

Investitorët i kanë thënë që nuk mund të udhëtojë më me shofer. Gjithashtu, selia qëndrore e Victoria Beckham në Hammersmith, West London, nuk do të dekorohet më me bimë dhe lule.

Drejtoresha e komunikacionit, Jo Milloy dhe kreu i PR të brandit, Ruth Davies, kanë dhënë dorëheqjen.

Victoria u vetëofrua të paguhej më pak që të shpëtojë biznesin.

Një burim i brendshëm tha për The Sun: “Victoria po kalon nga shiu në breshër. Shoferi iku, tani vjen vetë në punë. Lulet po i heqin gjithashtu sepse mirëmbajtja kushton shumë. Victoria është shumë e mërzitur sepse i ka dedikuar jetën kësaj kompanie dhe s’ka ndërmend të dorëzohet.”

Raportet tregojnë se linja e veshjeve dhe aksesorëve Victoria Beckham ka humbur 42 milionë paund përgjatë 11 viteve në treg./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *