E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komiteti Politik miraton raportin për Kosovën në KiE, Hasani: Hap i rëndësishëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Urime Kosovës për ftesën që iu bë nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, u shpreh Hasani në një postim në platformën X.

Reklamë

Hasani theksoi se, “ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”.

“Mbetemi në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, nënvizoi Hasani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë