Subscribe

Brukseli nuk ndryshon gjuhën e fortë drejtuar klasës politike shqiptare. Vetëm miratimi i reformës në drejtësi do të afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian. Në përfundim të takimit të Komitetin parlamentar të Stabilizim Asociimit BE Shqipëri, përfaqësuesja e delegacionit të Parlamentit Europain, Elly Schlein, këmbëngul në nevojën për votim të reformës në drejtësi, por edhe të asaj zgjedhore.

“Shqipëria ka punuar shumë për reformën në sistemin e drejtësisë. Miratimi i saj ka rëndësi jetike për çeljen e negociatave të vendit dhe ky është një moment kritik sa i takon procesit të integrimit. Kemi parë se në Shqipëri ka mbështetje shumë të madhe për reformën në drejtësi. Gjatë takimit diskutuam edhe mbi reformën zgjedhore. Garantimi i një procesi zgjedhor të ndershëm dhe me standarde, është nj element shumë i rëndësishëm për një shtet demokratik”.

Optimist për miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese u shpreh në përfundim të takimit edhe socialisti Taulant Balla. Për opozitën, pastrimi i politikës nga persona më të kaluar kriminale dhe zgjedhjet e ndershme janë prioritet për integrimin. Ky ishte takimi i 10 i Komitetin parlamentar të Stabilizim Asociimit BE Shqipëri, në të cilin u diskutua gjatë dy ditëve mbi plotësimin e 5 prioriteteve kryesore për integrimin europian.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *