Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vlerësimin e Komitetit të Ekspertëve për të lejuar seancën parlamentare të së enjtes në Kuvend, e nga ana tjetër vendosi mbylljen e universiteteve.

 

Sipas tij, vendimi i ekspertëve për të lejuar hapjen e Kuvendit, nuk ka asnjë argument apo logjikë shkencore, pas urdhrit për të moslejuar grumbullimet mbi 10 persona.

 

“Komiteti i Eksperteve(i Partise) mbyll Universitetet dhe hap Parlamentin!? Dje Komiteti i Eksperteve vendosi qe Universitetet te vazhdojne on line pa afat sepse situata ishte renduar. Sot po i njejti Komitet Ekspertesh lejon Parlamentin te beje seance plenare! Kur parlamenti pezulloi seancat dite me pare ne 16 nentor rastet ishin 602 dhe humbjet e jetes ishin 8 raste, ndersa sot rastet jane mjaft me shume rreth 800 raste dhe humbjet e jetes 19 pra dy here e ca me e larte. Pra rritja eshte realisht kritike dhe e rende! Rritje 25% te rasteve te reja epidemiologjikisht fakt i rende dhe i pakalueshem dhe vdekjet rriten me mbi 200%. Cfare argumente shkencore dhe teknike perdor ky Komitet Ekspertesh?? Asnje argument! Zero logjike shkencore! Zero analize objektive dhe te paanshme! Thjesht marrin Urdherin e qeverise e te partise ne mengjes dhe e kthejne ne urdherin e Komitetit te Eksperteve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *