Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të qytetarëve në konferenca, stadiume apo institucione të tjera ku ka mbledhje të shumë individëve, ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi.

 

MIRA RAKACOLLI

 

“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen dhe të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar. Gjithashtu mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19″

 

Ritmi i vaksinimeve ka rënë ndjeshëm. Kjo gjë pranohet edhe nga vetë anëtarët e komitetit, të cilët apelojnë për imunizim në një kohë që në periudhën vjeshtë-dimër mund të kemi sërish rritje shifrash.

 

Situata në spitalin infektiv paraqitet e qetë, me dominancë të pacientëve të pavaksinuar.

 

NAJADA COMO

 

“Në spitalin COVID1 kemi uljet të numrit të të shtruarve në 2 javë. Kjo  varion nga 15-20 raste në 24 orë gjithsej të shtruar. Numri i pacientëve në spital është deri në 3 raste gjatë 24 orëve. Më të prekur 45-65 vjeç që përbëjnë 60% të atyre që janë shtruar. Për herë të parë në spital mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të shtruarit.Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali në krahasim me atë që kanë hyrë. Viktimat kryesisht të pavaksinuar. Vazhdoni të vaksinoheni sepse është një armë mbrojtëse për mos shkuar në spitale”.

 

Numri i thirrjeve në Urgjencën Kombëtare është drejt normalizimit me rreth 1500 telefonata në 24 orë, ndërsa shefi i këtij institucioni Skënder Brataj raporton se edhe vizitat në banesë janë në rënie të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *