Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 March 2026
Vizion fokus

Zelensky i drejtohet Trumpit: Ushtroni më shumë presion mbi...

Ulsi Manja lexon raportin e PS për mosdhënien e...

PS: Balluku nuk është më pjesë e qeverisë, qëndrimet...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD argumenton pro: Nuk...

Kuvendi diskuton kërkesën e SPAK! Balluku, Spiropali e Xhafaj...

 “Balluku”, opozita prezanton raportin e saj: Të votojmë pro...

Imuniteti i Ballukut/ Nis seanca plenare, PD me pankarta...

Berisha: Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme për në...

Protesta, Berisha del nga selia e PD, i drejtohet...

Sot votohet imuniteti i Ballukut, reagon ambasada britanike

Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

29 Dhjetor 16:56

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesn e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.

Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.

Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.

Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.

Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë./rel

Posted Under:
Politike Rajoni
Tagged:
komisioni i zgjedhjeve Serbi

Nga e njëjta kategori

Ulsi Manja lexon raportin e PS për mosdhënien e auzorizimit, reagon Bardhi: Je në konflikt interesi me dosjen “Balluku”

më shumë...

PS: Balluku nuk është më pjesë e qeverisë, qëndrimet e SPAK për prishje provash dhe largim nga vendi mbeten hipotetike

më shumë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD argumenton pro: Nuk është shtatzënë, as 70 vjeç apo e alkoolizuar

më shumë...

Kuvendi diskuton kërkesën e SPAK! Balluku, Spiropali e Xhafaj mungojnë në seancë, largohet edhe kryeministri Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:20

Zelensky i drejtohet Trumpit: Ushtroni më shumë...

11:07

Ulsi Manja lexon raportin e PS për...

10:58

PS: Balluku nuk është më pjesë e...

10:51

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD argumenton...

10:30

Kuvendi diskuton kërkesën e SPAK! Balluku, Spiropali...

10:13

 “Balluku”, opozita prezanton raportin e saj: Të...

10:07

Imuniteti i Ballukut/ Nis seanca plenare, PD...

10:01

Berisha: Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme...

9:56

Shpërthen bombola e gazit në një banesë...

9:53

Protesta, Berisha del nga selia e PD,...

9:41

Sot votohet imuniteti i Ballukut, reagon ambasada...

9:15

Protesta e PD, krijohet kordoni i policisë...

9:09

I akuzuar për transport të parave të...

8:54

I vendosi tritolin një makine në Bulqizë,...

8:50

Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin! 1500...

8:21

Votohet sot për imunitetin e Ballukut, PD...

8:07

Ditë me mot të qëndrueshëm sot në...

10:55

Real Madrid “shtyp” City-n, fitore e “çmendur”...

10:36

Protesta e PD-së bllokon lëvizjen para Kuvendit,...

10:31

Shpërthen vullkani Kilauea në Havai, llava arrin...

Më të klikuarat

  • U ndanë pas tre muajsh martesë, ky është 25-vjeçari i shpall...
  • 25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët kallëzojnë part...
  • Juristët, pro e kundër paraburgimit, kreu i Gjykatës së Lart...
  • Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria do ta shpa...
  • Protesta, Berisha del nga selia e PD, i drejtohet Kuvendit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.