Subscribe

Komisioni i Venecias publikon opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

 

Në përgjigje të kërkesës për çështjen e presidentit, Venecia shprehet se presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për shtyrjen e zgjedhjeve.

 

“Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet”

 

Nga ana tjetër Venecia specifikon në konkluzionet e saj se mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat elektorale jo proporcionale.

 

Venecia thekson më tej se do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojnë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte hetimin e Presidentit.

 

Linku i raportit

https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL-AD%282019%29019-e&fbclid=IwAR1IWPqYmuc_NPDYFi5ad3CVyw3bh5Hd5S3viJZakvgHlZiobosUs2zdNxg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *