Sot u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për koncesionet e dhëna në sektorin e shëndetësisë, i cili u ngrit pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Komisioni do të hetojë dy koncesione; për sterilizimin e seteve kirurgjikale të firmosur në vitin 2015 dhe kontratën e partneritet publik privat për kontrollin bazë shëndetësor të lidhur po në vitin 2015. Sipas opozitës, e cila kerkoi hetimin parlamentar, këto kontrata i kanë kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se 200 milionë euro.

Lexo edhe :

Related Posts

“Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk mund të marrin shërbim shëndetësor për shkak të 4 koncesioneve që janë kthyer në incenerator të fondeve publike. Këto koncesione që ne do të shqyrtojmë arrijnë në vlerën prej 200 milionë euro”, tha Vokshi.

Por mbledhja e parë e këtij komisioni u shoqërua me debate, pasi socialistët i kërkuan demokratëve të mos dalin në përfundime kur komisioni ende s’ka nisur punë.

“Nëse ku vijoni të konkludoni pa nisur puna e komisionit keni thyer një parim kushtetues të procesit të rregull ligjor. Nëse bëjmë deklarata politike pa nisur puna, e kemi nisur me këmbë jo të mbarë këtë komision”, tha Ndreca.

Opozita ka paraqitur planin paraprak të hetimit, ku synon të thërrasë si dëshmitar kryeministrin Edi Rama, ish-ministrat e Shëndetësisë Ilir Beqaj e Ogerta Manastirliu, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani e çdo zyrtar që lidhet me këto dy koncesione.

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi është i pari që ngrihet pas komisionit të inceneratorëve që funksionoi deri në 7 marsin e vitit 2002.

Gjithashtu ky është i pari komision që do të funksionojë në bazë të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore, të cilin PD e ka goditur në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj bllokon hetimin parlamentar dhe mbetet për tu parë sa efektiv do të jetë ai./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *