E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Komisioni për Punë të Jashtme voton Platformën e Dialogut

Komisioni për Punë të Jashtme ka votuar këtë të mërkurë me 6 vota për Platformën për Dialogun, e cila pritet të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës të enjten.

 

Në këtë komision deputetët kanë  votuar edhe Projektligji për Dialogun. Mbledhjen e këtij komisioni e kanë bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

 

Reklamë

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij ka deklaruar se shpreson që nesër do të gjinden votat për t’u votuar Platforma e Dialogut e që sipas tij është hap i madh.

 

Ai njëherësh ka mohuar se platforma është e ndërlidhur me mundësinë e pezullimit ose heqjes së taksës. Ndër të tjera kryeministri Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth moslargimit të taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë