Subscribe

Hetimi parlamentar ndaj Presidentit të Republikes Ilir Meta nisi zyrtarisht sot.

 

Komisioni ka 3 muaj kohë të verifikoje nësë anullimi i zgjedhjeve te 30 qershorit perben shkelje te rende te kushtetutes dhe kryetari i shtetit duhet te shkarkohet apo jo.

 

Socialistet nderkaq vunë në dukje se afati 30 ditor për të goditur në gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Meta per anullimin e 30 qershorit ka perfunduar.

 

Në përfundim të punës se komisionit hetimor, parlamenti mund të shkarkojë presidentin e Republikes vetëm me 94 vota.

 

Nëse opozita nuk do te kishte djegur mandatet kryeministrit Rama do ta kishte te pamundur te shkarkonte Ilir Meten pasi mazhoranca në parlament kishte vetem 79 deputete .

 

Por në kushtet kur mandatet e PD dhe LSI jane marre nga deputetet e rinj votimi ne parlament nuk perben asnje problem pasi 101 deputete votuan 3 dite me pare pro hetimit te kryetarit te shtetit.

 

Ne kete situate e vetmja pengese ne rrugen e mazhorances per shkarkimin e presidentit Ilir Meta eshte gjykata Kushtetuese, e cila sot është jashtë funksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *