Subscribe

Pasi ka debatuar per 180 minuta, komisioni i reformës ne drejtësi ka vendosur te çoje ne Venecia 3 qëndrime te ndryshme ne lidhje me reformën ne drejtësi; draftin e hartuar nga ekspertet, opinionin e LSI dhe vërejtjet e Partisë Demokratike. Debati me i forte u be ne lidhje me ate qe opozita e cilëson rreziku i kapjes se sistemit nga maxhoranca e majte, e cila numëron me tepër se 84 deputet, duke propozuar një shumice prej 93 votash per miratimin e anëtareve te institucioneve te drejtësisë. Dhe pjese e debatit politik u be edhe ideja e miratimit te reformën ne drejtësi me referendum. Por pavarësisht përplasjeve, si nga PS ashtu edhe nga LSI u theksua se do te ketë çështje qe do te zgjidhen nëpërmjet dialogut politik dhe përpjekjet per konsensus do te vazhdojnë, pasi te vije opinioni final i Venecias. Pasi demokratet te dorëzojnë te hënën qëndrimin e tyre 3 dokumentat do t’i nisen Komisionit te Venecias per shqyrtim, ndërkohe qe vete ekspertet e tij do te mbërrijnë ne Tirane ne 21 janar per t’u njohur me qëndrimet e palëve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *