Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas debatit dyditor e miratoi me dhjetë vota “për” dhe shtatë “kundër”, propozimin e Qeverisë për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës.

 

Janë sjellë konkluzione për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditësh të përgatisë projekt-amendamente dhe t’ia dorëzojë Parlamentit.

 

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas përfundimit të debatit për këtë propozim, sqaroi se që të qaset drejt ndryshimit të Kushtetutës në seancën e cila duhet të mbahet të hënën do të nevojitet shumicë votash prej dy të tretash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *