Subscribe

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Flynn, ishte shprehur i gatshëm të dëshmonte në seancat dëgjimore mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke kërkuar në këmbim imunitet nga ndjekja penale.

 

Një përgjigje ka ardhur për këtë kërkesë nga Komisioni i Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, por ajo është refuzuar. Kreu i demokratëve në komision, Adam Schiff tha se kërkesa e tij është shumë e rëndësishme dhe interesi është i madh për të dëgjuar dëshminë e tij, por është herët për ta mbrojtur atë nga ndjekja penale. Vetë avokati i Flyn sqaroi se për momentin kjo nuk është e sigurte.

 

Dy komisionet e inteligjencës në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe FBI-ja janë duke hetuar lidhjet e Flynn-it me Rusinë. Takimet e tij me ambasadorin rus në kohën e fushatës i kushtuan ish-gjeneralit edhe vendin e punës.

 

Presidenti Trump pas vendimit të Flynn shkori në Twitter se ai duhet të kërkojë imunitet për atë që konsiderohet “gjueti shtrigash”.

 

Dëshmia e Flynn do të hidhte dritë mbi bisedat e vitit të shkuar mes tij dhe ambasadorit Sergey Kislyak. Rusia i ka montuar akuzat për hakermin e postës elektronike të demokratike dhe përfshirje në zgjedhjet amerikane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *