Komisioni i Rithemelimity ka nisur procesin e zgjedhjes së krereve të degeve. Nëpërmjet një njoftimi për mediat u bë e ditur se këtë të shtunë zhvillohen zgjedhjet per kreun e deges së demokrateve në Mallakastër.

 

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

 

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj

 

Sipas Komisionit të Rithemelimit,  zgjedhja e Kryetarit të degës do të bëhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *