E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Komisioni i reformës vijon punën

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi ka vijuar punën me shqyrtimin e projektligjit “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të posaçme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Edhe gjatë kësaj mbledhjeje kanë munguar përfaqësuesit e opozitës. Në përfundim, deputetët socialistë, anëtarë të komisionit, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, shprehën keqardhjen për refuzimin nga opozita të propozimit të ndërkombëtarëve, që synonte kompromisin për miratimin e reformës. Deputetja Hysi bëri të ditur se është ngritur një grup pune nga qeveria, për të diskutuar mbi paketën financiare, për t’i paraprirë rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë