E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep 50% të pagës neto të prillit

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të japin 50 për qind të pagës së tyre neto mujore.

 

Ata i janë përgjigjur pozitivisht thirrje së kryeparlamentarit Gramoz Ruç dhe i janë bashkuar nismës së shumë institucioneve shtetërore për të kontribuar financiarisht, përmes pagës së tyre në buxhetin e shtetit për lehtësimin e përballimin e situatës së pandemisë.

 

Reklamë

“Në përgjigje të thirrjes për ndihmë, 8 komisionerë të KPK-së do të dhurojnë menjëhere 50% të pagës mujore neto, të muajit prill 2020. Dy komisionerë të tjerë kanë perkrahur nismën, duke shprehur vullnetin të kontribuojnë nëpërmjet pagës sipas vlerësimit të tyre individual/ nëpërmjet llogarive në bankat e nivelit të dytë. Nuk mund të kontribuojë një anëtar, i cili po trajtohet me pagesë të paaftësisë së përkohshme në punë” thuhet në njoftim.

 

Paga iu është përgjysmuar edhe ministrave, deputetëve të mazhorancës, anëtarëve të KQZ dhe KLP për përballimin e fatkeqësisë natyrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë