Politikë
Komisioni i Ligjeve mban mbledhje për ‘djegien’ e raundit të tretë/ Alibeaj e ndjek live nga Facebook

Paraditen e sotme Komisioni i Ligjeve miratoi raportin për informim për mbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Reklamë
Raporti do t’i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Praktikisht ky raund është i djegur, pasi në Kuvend nuk do të shkojë asnjë kandidaturë.
Gjatë mbledhjes, të pranishëm në sallë ishin anëtarët e maxhorancës, ndërkohë që nga opozita ishte vetëm Fatmir Mediu. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ndiqte mbledhjen përmes transmetimit live në ‘Facebook’ mbledhjen.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




