Subscribe

I bindur që procedura ligjore për shkarkimin e tij është e parregullt, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj u paraqit para komisionit të eknomisë me avokatin e tij.

 

Ai u shpreh i vendosur se kjo praktikë do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut, pasi sipas tij ky nuk është një vendim i bazuar në prova, por është një gjyq publik.

 

Cfare provash keni administruar që me qëndrimin tim ka cenuar kredibilitetin e institucionit? Ky nuk është gjyqi im, por është gjyqi juaj dhe i çdokujt që ndërhyn në institucionet kushtetuese. Më vjen keq që deputet socialisti nuk kanë asnjë fjalë për thënë asnjë pyetje për të bërë, vetëm shikojnë sms në telefon-tha Malaj

 

Komisioni nuk mori parasysh kërkesën e deputetëve demokrat për vijimin e shqyrtimit në një fazë të dytë, ku të mblidhen më shumë prova, por procedura kaloi në votim, duke miratuar shkarkimin e Malajt me 12 vota pro dhe 5 kundër.

 

I ashpër  në qëndrimin e tij, z. Malaj ishte edhe me kreun e komisionit Arben Ahmetaj, që sipas tij po zbaton një urdhër të dhënë.

 

Nuk kam asnjë zhgënjim. Madje skam asnjë zhgënjim as nga ty z.Ahmetaj që kam investuar tek ty. Por edhe ti po tregon që je pjesë e së njëjtës filozofi. Je kryetar komisioni dhe duhet ti dalësh për zot atij posti jo të jesh pro çdo gjëje që kërkohet.

 

Vendimi për pezullimin e z.Malaj nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës ishte i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që edhe 28 deputetë kanë firmosur pro shkarkimit të tij, me argumentin se ka cenuar kredibilitetin e institucioneve kushtetuesve, me qëndrimet e tij publike. Por në komision nuk u paraqit askush për të argumentuar vendimin.

 

Akuzat tuaja janë lehtësisht të kundërshtueshme. Unë nuk dua të shkaktoj kosto tek qytetarët e mi, por kjo procedurë antiligjore, duke u përballur me shpifje kundrejt meje, do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

 

Séanca në komision nuk kishte tone politike, pasi siç tha edhe vetë Malaj debatin politik do ta bëjë në kuvend, teksa do të miratohet shkarkimi i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *