Subscribe

Mbi 130 mijë punonjës të administratës publike do të marrin shtesën e pagës, që nga muaji prill. Ligji që rrit pagat në shtet mori miratimin edhe të komisionit të ekonomisë, i cili u përfshi nga diskutimet lidhur me rrogat e deputetëve. Ndonëse ligji i miratuar nga qeveria nuk parashikonte rritje të pagës së deputeteve dhe ministrave, komisioni vendosi rishikimin e tyre. Konkretisht, paga e deputetit do të arrijë në 310 mijë lekë bruto, ndërsa e ministrit 318 mijë lekë.

 

Si ndiheni ju znj ministre kur ndrejtorët e ministrisë tuaj do të paguhen më shumë se ju, a ndiheni keq ju me këtë lgj që keni sjellë? Pra pagat e deputeti janë pak a shumë 1 mijë euro në muaj dhe ju kërkoni që ne të miratojmë cdo ritje page, vec të deputeteve- u shpreh Agron Shehaj. Nuk më vjen mirë që figura e deputetit shihet negativisht si një figurë e korruptuar, që e ka mëndjen vetëm për përfitiet e veta. Kjo nuk është e vertetë- u shpeh Edmond Spaho

 

Pagat e deputetëve dhe ministrave nuk janë indeksuar që nga viti 2005. Por Ministrja e Financave argumenton se pagat e tyre do të rriten në një moment të mëvonshëm.

 

Ne nuk kemi thënë që nuk do të rrisim pagat e deputetëve. Por kemi menduar që në këtë fazë të parë të mbarojmë me reformën në administratën publike dhe më pas do miratojmë rritjen për deputetët- sqaroi ministrja.

 

Deputeti Erjon Braçe ishte kritik, pasi sipas tij, jo e gjithë administrate meriton rritje page.

 

Reforma e pagës për mua duhet të shoqëerohet me reform në administartën publike. Ne po shpërndajmë para dhe këto para po shkojnë tek të gjithe edhe tek ata që nuk e meritojnë, ndaj mendoj që paratë duhet të shkojnë atje ku e meritojnë

 

Ligjet e miratuara në komisione janë pjesë e reformës për të bërë pagën mesatare në shtet në 900 euro, në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *