Politikë
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ja kur do zhvillohet mbledhja e parë

Pas miratimit me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, Kuvendi nuk ka humbur kohë, por ka vendosur datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë.
Mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, 8 maj, në orën 11:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi do të drejtohet nga kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni.
Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




