Pak ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend.

 

Nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma ndërkohë Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

 

Sot është ridepozituar kërkesa ndërsa janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

 

“Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së deputetit Agron Duka. Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e ketyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste. Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *