Subscribe

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit, i ka lënë afat Ilir Metës deri të hënën të paraqitet në mbledhje, për t’u shprehur për këtë procedurë. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se kjo bëhet me qëllim që të dëgjohen të gjitha palët.

 

“Dëgjesa nuk do bëhet sot. Me qëllim për të dëgjuar dhe palën tjetër e cila është pala nën hetim sipas Kushtetutës, për ta dëgjuar presidentin, do të propozoja që t’i nisim një shkresë që sot, ku do t’i komunikojmë se ne jemi gati për ta dëgjuar, që nga dita e nesërme deri të hënën, të zgjedhë ditën dhe orën, për ti hequr çdo alibi kujdo. Jeni dakord? Deri ditën e hënë Ky afat ka lidhje dhe me afatin e veprimtarisë së Kuvendit.”

 

Ilir Meta, përmes një shkrese zyrtare, i kërkoi Kuvendit të ndërpresë hetimin ndaj tij sepse, sipas tij, është antikushtetues.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *