Subscribe

Raporti i Komisionit Europian ka vënë në dukje konfliktet e krijuara mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të punës së bërë nga Komisioni i të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

 

Opozita pretendoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur asnjë rezultat kërkoi riformatimin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca.

 

Komisioni Europian iu ka bërë thirrje thirrje palëve të përfshihen në një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

 

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët” – thuhet në raport progresin e Komisionit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *