Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për opozitën gjatë mbledhjes së deputetëve soacialistë dhe tha se do të ishte shumë më mirë nëse ata  do të ishin  pjesë e komisionit të posaçëm kundër korrupsionit.

Sipas tij, opozita duhet të jetë më e interesuara të marrë pjesë në këtë komision, që të përgatiten nëse marrin pushtetin, por Rama tha që me gjasë kjo nuk do të ndodhë.

“Ky ështe një ushtrim i shtetit, është një ushtrim që për hir të së vërtetës, i ka komponentet në dispozicion, do ishte shumë mirë të kishte edhe ata që janë, sepse janë në opozitë. Nuk janë sot, nuk paraqiten. Komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirtë jashtë perimetrit të luftës parlamentare, qoftë kjo luftë në sallën e seancave, apo të komisioneve, është një hapësirë ku nuk bëhet politikë dite, por ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me mandat nga populli shqiptar, duhet të jenë pjesë. Aq më shumë që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitijn tjetër. Duhet të jesh më i interesuari që të vish në këtë tryezë. Nëse vjen në pyshtet, të gjitha këto do t’i kesh ti për t’i marrë. Kjo mund të vlejë për t’u përgatitur që në momentin që do marrësh pushtetin, të jesh gati. Gjasat janë që ata nuk e besojnë që do e marrin pushtetin vitin tjetër. Unë mendoj se ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata, ose me ata, ne këtë punë do e bëjmë. Shqipëria nuk mund të presë që ne të merremi me ata që ata të bëjnë detyrën e tyre. Puna do të vazhdojë”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *