Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj në një konferencë për shtyp në lidhje me punën e komisionit parlamentar Anti-Korrupsion sqaroi kërkesën e tij drejtuar institucioneve të drejtësisë përgjigja e te cilëve u etiketuan si refuzim.
“Nuk bëhet fjalë për refuzim se nuk refuzohet Kuvendi. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Nga Kuvendi burojnë pushtetet e tjera. Fjala refuzim është e papërshtatshme. Sa i përket çështjes, ata kanë përcaktuar detyrimin kushtetues, ligjor, institucional për të kontribuar në këtë proces. Nuk ka asnjë tejkalim jashtë rezolutës dhe Kuvendit. Kuvendi bën planin e veprimit ku përfshin të tre pushtetet dhe krijon ligje. Siç bën rëndon kur bën ligje, merr edhe kapacitete shtesë për të prodhuar një reformë të këtyre përmasave dhe ne standardi që propozuam ishte ngritje e grupeve të ekspertëve pa drejtësinë. Pastaj thamë pse pa ta. E u thamë të bëjnë vetë analizën dhe të na e sjellin në komision, pa e përfshirë me pjesën tjetër të grupit. Është shenjë pjekurie”, tha Xhafaj.
Fatmir Xhafaj u shpreh se drafti mbi punën e komisionit do të ndjekë një proces kompleks, ku fillimisht do të trajtohet në 12 tryeza diskutim.
“Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet. Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin. Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj”, tha ai.
Komisioni do të jetë i përqendruar në 3 shtylla: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit, ndërsa sipas Xhafajt nuk do ketë propozime për ndryshime kushtetuese për drejtësi. /vizionplus.tv




