Subscribe

PD kundërshtoi vendimin e mazhorancës për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në Konferencën e Kryetarëve dhe në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha se vendimi është kundër Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ai shtoi se vendimi duhet të shfuqizohet, pasi synon të asgjesojë parlamentarizmin.

Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të mblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se kufizimet vendosen në rast të masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së luftës.

Po kështu nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Joroda Tabaku, thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik.

Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës.

PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të patur më shumë hapësirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *