E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Komisioneri Publik konteston prokuroren Sevdari, probleme edhe për kreun e Apelit Demiraj

Në apel këtë të mërkurë për vettingun, doli edhe prokurorja e tiranës, tashmë anëtare e këshillit të lartë të prokurorisë, Antoneta Sevdari.

 

Reklamë

Sevdari u konfirmua në detyrë nga komisioni i kualifikimit, por komisioneri publik e ankimoi vendimin, duke kërkuar shkarkimin e saj nga detyra, pasi nuk justifikon pasurinë.

 

Para komisionit të vettingut doli gjithashtu edhe kryetari kryetari i gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj.

 

Komisionerët i gjetën pasaktësi në deklarimin e një partamenti, dhe çmimin e një garazhi.

 

Për Demirajn ishin regjistruar edhe 6 ankesa, ndërsa Komisioni i vuri ne dukje edhe disa mungesa në dosjet e shqyrtuara prej tij.

 

Më shumë video

Reklamë