E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP-së

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Seanca për anëtarin e KLP-së u zhvillua këtë të martë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

 

Pas verifikimeve të kryera dhe konkluzioneve përfundimtare të KP-së, prokurori rezulton me mungesë të burimeve financiare.

 

Reklamë

Cani ka kryer deklarim të pa saktë dhe ka burime të pa mjaftueshme. Për banesën në Paskuqan, garazhin dhe makinën, subjekti nuk e ka provuar vlerën e saktë të investuar.

 

Nga ana tjetër, prokurori tha se gjykimi ndaj tij nuk po kryehet njësoj si me kolegët e tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë