Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores, kandidate për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion Manjola Kajana.

 

Sipas Komisionerit, hetimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

 

 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore”.

 

Ndërkohë KPK njoftoi me 19 korrik konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Manjola Kajana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *