E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Komisioneri për Zgjerimin: Optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Faktori ndërkombëtar I dha një ndihme të madhe Shqipërisë me fonde dhe kredi në kuadër të procesit të rindertimit nga tërmeti i 26 nentorit.

Në një intervistë të dhënë për DË, Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vlerësoi maksimalisht anagazhimin e të gjitha vendeve dhe institucioneve për tiu gjendur pranë Shqipërisë në këtë moment te vështirë. Por “ngacmimeve” të gazetareve të DË për një tjetër sukses që pret Shqiperia, këtë herë në aspektin politik, hapjen e negociatave për anëtaresim, zyrtari I lartë I BE nuk e fshehu optimizmin edhe në këtë drejtim ndonëse ishte I kujdesshëm në deklaratat që dha.

 

Reklamë

 

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

 

Oliver Varhelyi tha se edhe nga Shqiperia dhe Maqedonia e veriut ka sinjale positive në drejtim të përmbushjes së objektivave që do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave në muajt në vijim.

 

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

Vazhdo të lexosh

Reklamë