E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn viziton sërish Tiranën dhe Shkupin

Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn do të vizitojë nesër Tiranën dhe Shkupin. Sipas axhendës ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë. Zyrtari i larte i Brukselit dhe krerët e politikes shqiptare do të diskutojnë për integrimin e hapat që duhen ndërmarrë për fazën përgatitore për hapjen e negociatave në qershor te vitit 2019.

 

Reklamë

Gjatë samitit të Brukselit, Hahn bëri të qartë se Shqipëria do të vijojë zbatimin e reformave dhe me plotësimin e 5 prioriteteve për të marrë përgjigje pozitive.

 

Në Shkup komisioneri për zgjerimin do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e kuvendit Talat Xhaferrin, por ende nuk është përcaktuar nëse ai do të zhvillojë një takim me presidentin Gjorge Ivanov për shkak të refuzimit të tij për të firmosur marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë