Komisioneri për Fqinjësi të Mirë, Dimitris Avramopolus konfirmon se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.

 

Në një konferencë të përbashkët për mediat Avramopolus së bëshku me presidentin Thaçi, theksoi se kjo nuk ishte aspak e lehtë, por që uroi Kosovën për shumë punë që ka bërë në këtë rrugë.

 

“Qytearët e Kosovës do të marrin liberalizimin e vizave. Nuk ishte e lehtë. Falënderoj Thaçin dhe qeverinë për punën e bërë. Demarkacioni ka qenë hap i madh për lëvizjen e lirë, kjo marrëveshje është faktori kryesor në raportet e mira fqinjësore. Dua ta përgëzoj Kosovën. Ka marrë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit. Të gjitha përpjekjet që ka bërë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

 

Ai ka bërë të ditur edhe për hapat tjerë deri kur Kosova ta marrë përfundimisht lëvizjen pa viza.

 

“Tani është punë e Parlamentit Evropian dhe Kshillit Evropian, që ta bëjnë heqjen e vizave në mënyrë sa më të shpejtë. Duhet të vazhdojë punën edhe më shumë në reforma. Duhet të ketë vazhdimësi. Kosova ka demonstruar dhe jam i sigurt se do të vazhdojë angazhimin në luftën kundër emigrimit illegal”.

 

Ndër të tjera komisioneri i BE, pohoi se liberalizimi vjen me obligime dhe është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës tu tregojnë qytetarëve, për abuzimin me lëvizjen e lire dhe të mos ketë emigrim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *