E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Komentoi në Facebook profetin Muhamed, dënohet me vdekje i riu

Një burrë i akuzuar për postim të përmbajtjes blasfemike në Facebook u dënua me vdekje nga një gjykatë në Pakistan.

 

Taimoor Raza, 30 vjeç, u shpall fajtor për, siç u tha, postim të komenteve për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.

 

Reklamë

Rasti i tij u dëgjua në një gjykatë në qytetin Bahavalpur, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit Islamabad.

 

Prokurori i rastit tha se është hera e parë që dënimi me vdekje u shqiptua për një rast që lidhet me mediat sociale.

 

Grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur të shqetësuara, ndërsa Facebook nuk e ka komentuar ende rastin konkret.

 

Facebook, në muajin mars, ka thënë se do të zhvillojë një ekip në Pakistan për t’i adresuar shqetësimet e qeverisë për përmbajtjen blasfemike, por ka shtuar se favorizon mbrojtjen e privatësisë së anëtarëve të tij, – shkruan REL.

 

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka cilësuar blasfeminë si “vepër të pafalshme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë