Subscribe

Dy komedianët rusë, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov mesa duket kanë gjetur terren në Ballkan për të bërë shaka me liderët e rajonit. Pasi ata u shtirën si politikanë ne bisedat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ky i fundit i ka dhënë edhe numrin e telefonit të homologut të tj kosovar Ramush Haradianaj.

Ende nuk ka publikime të telefonatave mes komedianëve dhe Haradinajt, por dyshohet se edhe kreu i qeverisë së Kosovës i ka rene pre e lojes se komedianëve te cilet kane folur në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Pak muaj më parë Haradinaj shkroi në twiter se e përkrahë “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për te udhëhequr Ukrainën. Por emri “Vovan Lexusov” është i rremë pasi behet fjale per nje kombinim te emrave të dy komedianëve.

Komedianët më herët kanë konfirmuar për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti se kanë biseduar në telefron me Haradinaj tri herë.

Lexus dhe Vovan njihen si dy burrat më të çuditshëm në Rusi dhe identifikohen ndryshe si telefonuesit mashtrues.Mes atyre qe kane rene viktima te komedianeve jane edhe këngëtari, Elton John dhe presidetin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

I fundit në grackën e tyre ra,  Zoran Zaev i cili në një konferencë për media pranoi gjithcka, duke thënë që gjëra të tilla ndodhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *