E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kombëtarja, Sadiku mungesa e radhës

Armando Sadiku është mungesa e radhes e kombëtares shqiptare. Pas Rey Manaj, edhe sulmuesi 25-vjeçar, do te mungoje ne dy sfidat kundër Lihtenshtainit dhe Spanjës, takimet eliminatore për botërorin Rusi 2018. Kontrolli mjekësor ka verifikuar se futbollistit i nevojitet nje operacion ne meniskun e gjurit te majte, qe do te zhvillohet te mërkurën. Sadiku u dëmtuar dy jave me pare, ne nje nga sfidat e skuadrës se tij Zyrih ne kategorinë e dyte, ndërsa vete futbollisti, deklaroi se nuk behej fjale per një dëmtim te rende. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Sadiku do te jete i gatshëm ne 12 nëntor per kombëtaren. Tashme per De Biasin, alternativat ne sulm mbeten tre Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Asdren Llullaku, dhe per kete arsye tekniku italian ka thirrur ne kombëtare pas tre vitesh mungese Edgar Çanin, i cili luan ne kategorinë e dyte italiane me Pizen. Gjate karrierës se tij kuqezi, ai ne 10 ndeshje ka shënuar dy gola.

Vazhdo të lexosh

Reklamë