E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Kombëtarja në prag të Ligës së Kombeve

Ne prag te dy sfidave te Ligës se Kombeve duket se edhe lojtaret me eksperience e pranojnë se skuadra kombëtare nuk është me ajo e dikurshme. Ne konferencën e pare per shtyp veterani Migjen Basha i rikthyer nen ngjyrat kuqezi e pranoi se shume lojtare janë jashtë forme dhe nuk luajnë rregullisht ne skuadrat ku militojnë. Gjithsesi lojtari me i ri i grekeve te Aris nënvizoi se nuk duhen te merren per baze ndeshjet e mëparshme miqësore, takime te cilat vlejnë per te evidentuar vetëm elementin e ri.

 

Ndërkohë Sindrit Guri i cili ka rastin te shfrytëzoje mungesat e mëdha te Roshit dhe Sadikut është i bindur se kombëtarja do te japi maksimumin ne keto miqësore.

 

Ne dy takimet ajo e te premtes kundër Izraelit dhe Skocisë tre dite me vone, tekniku Panuci vjen me disa mungesa te rëndësishme, ndërsa ka rikthyer gardën e vjetër, Agolli, Kace, Basha e Hyka se bashku me tre prurje te reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë